Policia e Vlorës  ka arrestuar në flagrancë pesë persona të cilët ushtruan dhunë ndaj dy efektivëve të Policisë. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi. Shtetasit e arrestuar janë Luftar Hysa, Marjan dhe Edmond Gjergji nga Lezha, Edison dhe Aurel Dodaj nga Lezha.

Ata u ndaluan pasi ndërsa po kontrolloheshin për mjetet e identifikimit, kanë kundërshtuar efektivët e policisë B.M dhe M.L duke i goditur me grushta në fytyrë.