Për motive pronësie ushtrojnë dhunë fizike ndaj vëllait, arrestohen nga policia babë e bir.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve :
Elidon Cena, 25 vjeç
Xhevdet Cena, 56 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër (babë e bir)
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Ushtelenxë, shtetasi Xhevdet Cena në bashkëpunim me djalin e tij Elidon Cena për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij shtetasit A.C, 43 vjeç.
Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 130/a, pika 3 e 25 të Kodit Penal.





