Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Patosit pasi kanë rrahur vjehrrin e motrës së tyre.
Në pranga përfunduan vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka, respektivisht 29 dhe 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.
Ata akuzohen se nëj ditë më parë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre 62-vjeçarit J.S., banues në Patos. Sipas Policisë së Fierit, ata i kanë shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.
Policia nuk dha detaje mbi arsyet e konfliktit mes krushqve.





