20 maj 2015 –Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg për dy deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, përkatësisht nga 1 vit dhe 8 muaj burg. Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar që dënimi të kryhet me punë publike, 150 orë për Ndokën dhe 100 orë për Ndreun.
Dy deputetët e Partisë Socialiste akuzohen për dhunë për shkak të detyrës lidhur me një sherr të ndodhur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku goditën deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/