24 nëntor 2015 – Të shtunën në mbrëmje, në një kamp refugjatësh në Dresden, azilkërkuesit shqiptarë u përfshinë në një sherr masiv me ata marokenë. Rreth 60 persona janë përfshirë në këtë përleshje, një grup shqiptarësh, kundër një grupi nga Maroku, raporton “Bild.de”.
Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e rreth 48 policëve. Gjatë përleshjes, tre persona mbetën të plagosur, ndërsa nuk ka njoftime për të arrestuar.
/portali DurresLajm/





