Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një të ri, nën akuzën se ka dhunuar bashkëshorten.
I ndaluari është K. Cami 28 vjeç, banues në Arapaj të Durrësit.
Cami akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases S. C. 22 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhunë nëfamilje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.





