Një 47-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Librazhdit.

Sipas informacioneve nga Policia, S.G., 47-vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Teksa 47-vjeçari ka rënë në pranga, ai tashmë do të përballet me akuzën e Dhunës në familje.

Ndërkohë që materialet kanë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurori.