Mund të kenë kaluar tetë vite që nga kjo ngjarje, por fansat ende mbajnë mend se si u rrah brutalisht Rihanna nga i dashuri i saj në atë kohë, reperi Chris Brown.
Kjo ngjarje kishte ndodhur pas përfundimit të ceremonisë së çmimeve “Grammy”, ndërsa Chris ka vendosur që së fundmi të tregojë tërë të vërtetën e kësaj historie.
Në një film dokumentar të realizuar vite më parë, por që do të transmetohet këtë verë, reperi amerikan pranon se ka ngritur dorë mbi këngëtaren, duke zbuluar edhe shkakun që e ka çuar deri në këtë veprim.
“E kam tradhtuar me një bashkëpunëtore. Rihanna kishte dyshime dhe më ka marrë në pyetje, por unë nuk kam pranuar asgjë. Dhe pikërisht atë mbrëmje femra me të cilën e kisha tradhtuar është afruar tek tavolina jonë. Rihanna është çmendur, ka marrë gjërat e saj dhe ka dalë jashtë”,- ka thënë Brown.
Ndërkohë kureshtja e Rihannës për të parë se kujt i shkruante Chriss, duket të ketë qenë shkaku që më pas reperi ka ngritur dorë mbi të.
“Jemi shtyrë, ajo më ka goditur, ndërsa unë e kam kafshuar në dorë. Dhe kështu ka filluar e tëra dhe gjërat kanë dalë jashtë kontrollit”, tregon më tej Chris, i penduar tashmë për veprimin por që nuk mund ta kthejë mrapa më.