Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 32-vjeçar, i cili akuzohet se ka rrahur dhe grabitur gazetaren italiane, Ema Camagna.

Gazetarja u sulmua, u rrah dhe u lidh në karrige në apartamentin e saj nga shqiptari, i cili ishte i shoqëruar në këtë skenë krimi dhe nga disa bashkëpunëtorë.

Pas kësaj, autorët grabitën sendet me vlerë në banesën e saj me një verë të përgjithshme prej 50 mijë eurosh, shkruajnë mediat italiane.

Ngjarja ka ndodhur më 27 mars të këtij viti në Aleksandri.

Mediet italiane kanë publikuar pamjet e shoqërimit të tij si edhe disa momente nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur shqiptarin në rrugë pranë banesës së gazetares, ndërsa identitetin ende jo.