Një 39-vjeçar nga Tirana është arrestuar për dhunë fizike dhe kërcënim me armë të ftohtë të bashkëshortes 4 vjet më të re në moshë.

Në pranga ka përfunduar Vath Uku, 39 vjeç, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Ai akuzohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, 34-vjeçaren E. U., dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekësh të rinj.

Në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një thikë.

Burri do të përballet në gjykatë me akuzat për “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.