Policia ka arrestuar 36-vjeçarin Saimir Metani, i cili një ditë më parë rrahu dhe përdhunoi gjyshen e tij në Divjakë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.





