Ushtron dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Bilal K, 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes, shtetases P.K, 32 vjeçe

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.