Një ditë më parë, 32-vjeçari nga Durrësi, shtetasi M.Rr. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 31-vjeçare, ndërsa ndodheshin në ambientet e një lokali në qytetin bregdetar.

Mësohet se 31-vjeçarja A.K. ka bërë denoncimin përkatës në polici, ndërkohë që efektivët e rendit kanë nisur punën për kapjen e bashkëshortit të dhunshëm.

Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Një rast i ngjashëm u regjistrua në Durrës rreth një javë më parë.