Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për 47-vjeçarin Saimir Rrapollari i cili dhunoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës së saj ish-bashkëshorten 38-vjeçaren Elisjona Sulejmani.
Gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën burg pa afat për 47-vjeçarin, masë e kërkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili.
Ngjarja ndodhi pasditen e 25 korrikut në lagjen 1 maj të qytetit të Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38-vjeçarja, sëbashku me dy vajzat e saj minorene.





