Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën e tij, njofton policia e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.





