Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij në ambientet e gjimnazit “Ali Demi”.

“Geri Lushaj ka marrë forcërisht motrën e tij të mitur F.L., 17 vjeçe nga shkolla ku ajo studion duke ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, për motive të dobëta”, sqaroi policia.

Sipas policisë, 27-vjeçari Lushaj mësohet se ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.