Një 72-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi ka dhunuar me sende të forta kunatin në shtëpinë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit I. B., 72 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë ky shtetas, dyshohet se ka goditur me sende të forta kunatin e tij shtetasin Z. B., 62 vjeç, banues në Pogradec.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.