30 vjet burg ka dhënë Gjykata e Peruxhias për 55-vjeçaren shqiptare Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain.
Kujtojmë se në maj të 2016, pas një sherri me 70-vjeçaren italiane, mediat e huaja raportuan se shqiptarja rrahu për vdekje të moshuarën, pasi kjo e fundit do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa ajo nuk do jetonte më me të.
Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016. Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.





