Nuk janë të pakta rastet kur flitet për dhunë në familje, ku shpesh herë dhunuesit janë fëmijët.
Një ngjarje e tillë është shënuar në Dibër, ku një 23-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar prindërit e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.T, i cili në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij, shtetasit E.T, 52 vjeç, dhe L.T, 49 vjeçe, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





