Ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, policia arreston 32-vjeçarin nga Durrësi, F. Xhezairi.

Sipas policisë, Xhezairi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.Xh. 27 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më datë 10 qershor, ndërsa menjëherë pasi dhunoi të shoqen, 32-vjeçari u largua, për t’u vënë në pranga një ditë më pas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.