23 nëntor 2015 – Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga Altin Rraklli, bën pjesë në Grupin 3 eliminator të Kampionatit Europian 2017, së bashku me Ukrainën, Greqinë, Rumaninë dhe Francën. Deri tani, vajzat tona kuqezi kanë luajtur dy sfida kualifikuese. Konkretisht, ato kanë humbur 4-1 me greket në Fier, janë mundur 3-0 me Rumaninë në Bukuresht, ndërsa do të luajnë më 27 nëntor në “Qemal Stafa”, në orën 21:00, ndaj Francës.
Kjo përfaqësuese e Shqipërisë grumbullohet në Resortin “Tropikal” të Durrësit. Ky grumbullim do të zhvillohet në kuadrin e përgatitjeve që ekipi do të bëjë për ndeshjen e radhës kundër Francës, në kuadrin e grupit të tretë eliminator të Kampionatit Europian të vitit 2017. Për këtë ndeshje, trajneri Altin Rraklli do të grumbullojë këto futbolliste:
Portiere: Pëllumbesha Gjyli, Marigona Zani, Viona Rexhepi.
Mbrojtëse: Esmeralda Franja, Dafina Memedov, Denisa Proto, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Valbona Lipe, Lucije Gjini.
Mesfushore: Geldona Morina, Aurora Seranaj, Megi Doci, Cyme Lulaj, Greis Domi, Kujtime Kurbogaj, Egzona Selimi.
Sulmuese: Furtuna Velaj, Saranda Hashani, Suada Jashari, Ambra Gjergji.
/portali DurresLajm/