DURRËS, 23 shtator 2013 – Një tjetër dramë në familjet shqiptare. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit thanë se në orët e mbrëmjes së 23 shtatorit 2013 në fshatin Rrashbull, afër vendit të quajtur Mulliri i Bullgarit, është gjetur trupi pa jetë i 39-vjeçarit Nezif Cenaj. Familjarët e kanë zbuluar kufomën e të ndjerit të varur në dhomën ku banonte. Policia tha se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së dhimbshme, pasi dyshohet për vetëvrasje me litar. Nga statistikat shumëvjeçare të sociologëve dhe mjekëve ligjorë rezulton një denduri e madhe e vetëvrasjeve në shtator.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





