DURRËS, 5 qershor 2013 – Rreth 100 familje në zonën e Rrashbullit në Durrës, që prej mesnatës së mbrëmshme vujanë nga mungesa e energjisë elktrike.

Sipas burime nga kjo zonë, mësohet se kjo situatë është krjijuar pas vjedhjes së një sasie prej rreth 1km kabllo elktrike, që shënbente për furnizimin me energji të kësaj zone.

Banorët kanë vënë në dijeni policinë e Durrësit, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet si dhe për të vënë para drejtësisë autorët e ngjarjes.

Sipas dëshmive të dhëna para uniformave blu, nga ana e banorëve, ngjarja ka ndodhur rreth mesantës kur dy automjete të drejtuar nga persona ende të paindetifikuar kanë hyrë në lagje dhe pasi kanë vëzhguar zonën, dyshohet që më pas të kenë hipur në shtyllat elektrike, të vendosura nga vetë banorët dhe të kenë vjedhur kabllin elektrik, duke lënë në errësirë rreth 300 banorë të zonën në fjalë.

/Elitjona Doko, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/