23 qershor 2015 – Komuna e Rrashbullit, e cila historikisht ka votuar për PD-në, i ka zhgënjyer të djathtët. Aktualisht po numërohen votat e kësaj zone, ku kandidatja Grida Duma ka pasur përqendrim të takimeve elektorale. Por, ndonëse u prit të rritej numri i votave për Dumën, me qëllim zbutjen e diferencës me kandidatin e majtë, Vangjush Dako, kjo nuk po ndodh.
Në orën 17:00, në 270 qendra votimi të numëruara Dako ka marrë 48853 vota, ndërsa Duma 36045. me një diferencë që thellohet akoma më shumë prej 12.808 votash.
në përditësim…
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





