11tetor 2015 – Stuhi me reshje shiu do të ketë përgjatë gjithë ditës së sotme por dhe ditën e hënë. Moti do të qetësohet ditën e martë, ku dhe do të kulmojë me ngritje temperaturash deri në 25 gradë Celsius ditën e mërkurë e të enjte me 28 gradë Celsius për t’u lënë më pas vendin sërish ditëve me reshje shiu dhe temperaturave të freskëta, raporton Balkanweb.
Stuhitë e shiut në Vlorë e Fier do të vijojnë gjatë paradites së të hënës, por moti do të nisë të qetësohet rreth pasdites, kurse dielli do të shkëlqejë të martën.
/portali DurresLajm/





