Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit ku më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qëndër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit por zonat veriore dhe verlindore do të kenë shira me intensitet të lartë. Gjatë natës pritet dobësim gradual i shirave në të gjithë vendin.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.