Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara, përqendruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 deri 28°C

në zonat e ulëta 19 deri 33°C

në zonat bregdetare 23 deri 30°C