Prej më shumë se një ore qyteti i Durrësit është goditur nga një stuhi e fortë, e shoqëruar nga rrebeshe shiu dhe erë e fuqishme.
Sasia e konsiderueshme e reshjeve ka shkaktuar përmbytjen e shumë rrugëve, ku situata duket më problematike në akset rrugore të lagjes nr.18, zona afër stadiumit “Niko Dovana”, në qendër të qytetit etj
Situatë e rënduar është edhe në rrugën “Taulantia”, në lagjen nr.1, siç duket nga pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm”.
Përmbytja e rrugëve ka vështirësuar kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve në rrugë të ndryshme, ndërkohë që situata pritet të përmirësohet në orët në vijim. Ditën e sotme, sinoptikanët paralajmëruan se vendi ynë do të goditej nga stuhi ciklonare dhe zonat më të rrezikuara nga sasia e konsiderueshme e reshjeve ishin Shkodra, Ultësira Perëndimore, dhe gjatë pasdites pjesa jugore e vendit.





