Prej një kohe të gjatë, Elvana Gjata i kishte munguar jetës publike në vend. Por eventi special i së motrës e rikthehu sërish.
Migena Gjata pati debutimin në atdhe dhe këngëtarja e muzikës moderne s’kishte si të mungonte.
"Kam mbi 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria, mua më ka interesuar gjithmonë muzika klasike dhe në Gjermani e kam ndjerë veten të plotësuar në atë që kërkoj. Unë kam lindur këtu si artiste, ndaj edhe duhet të rikthehesha dhe ky ishte momenti",- tha Migena për "Jo vetëm modë".
Lidhur me Elvanën ajo u shpreh se kanë pasur mjaft ngjashmëri në zë kur kanë qenë të vogla.
"Momentalisht, Elvana po punon fort dhe jam e bindur që do t’ia dalë."
Ndërsa Elvana tha se motra e saj, Migena është një thesar dhe ky është moment i duhur që ajo të shfaqet.
"Deri tani e kam mbajtur të fshehur Migenën se është thesar, tani ka ardhur koha të shfaqet dhe jam shumë e lumtur për këtë."





