TIRANE, 28 mars 2013– “Më ka rrrahur gjithë natën. Më ka shkulur flokët dhe më ka goditur me grushte dhe hekura.”
Kështu është shprehur 32 vjeçarja Etmonda Çupi, e cila vetëm dy ditë më parë ka lënë Spitalin Ushtarak për tu strehuar tek prindërit e saj.
“Tre muaj martesë dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj meje. Vetëm ishte i fiksuar,nuk kishte asnjë arsye. E shtynte nëna e vet. Vjehrra ka pasur shumë egërsi ndaj meje”-tregon ajo.
Etmonda është nënë e dy fëmijëve dhe ndonëse është dhunuar vazhdimisht ajo pohon se ka qëndruar në atë shtëpi për hir të tyre.
“Më rrihte me çfarë të mundte, me leva , me hekura, me grushte , me shqelma. Herën e fundit më ka rrahur në kokë. Më ka goditur për të më vrarë. Më ka marrë motra e më ka dërguar në Spitalin Ushtarak”- rrëfen Etmonda.
Ajo shprehet se dhunë ndaj saj nuk ka ushtruar vetëm bashkëshorti,por edhe vjehrra.
“Kam dëmtime në kokë,tek sytë,tek një prej veshëve nuk dëgjoj. Më ka shkulur edhe flokët,sepse më ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi vjehrra bashkë mme burrin. Më ka rrahur edhe vjehrra. Më ka rrahur në sy të dy fëmijëve.”
Ajo akuzon se burri i saj merret me lloj lloj gjërash, madje edhe me vjedhje dhe se e ka rrahur pa arsye.
“Më rrahu bashkë me të ëmën. Madje, vjehrra më tha që “do të bëj copa-copa dhe do të dërgoj tek babai yt lakuriq”. Më kanë rrahur dhe më kanë shkulur flokët gjithë natën. Më ka rrahur me grushte dhe shqelma , me leva dhe hekura, madje burri im kërkonte në shtëpi edhe karikatorët e automatikut. Ai ka rrahur edhe fëmijët”-tregon Etmonda.
Nëna e dy fëmijëve tregon se e ka denoncuar dhe njëherë bashkëshortiin , por Gjykata e ka dënuar vetëm me 100 mijë lekë gjobë.
“Unë e vdekur kthehem sërish me burrin tim dhe shkel në atë familje! Me fëmjët nuk e di se çfarë do të bëhet. Tani po jetoj me familjen time”, pohon ajo për “GSH”-në.
Etmonda kërkon nga shteti që bashkëshorti i saj të dënohet maksimalisht, pasi ka frikë për veten dhe fëmijët.





