Modelja e njohur shqiptare Angela Martini na habiti jo pak me martesën e saj të pazakontë me miliarderin Rumun. Në një intervistë për revistën who, bukuroshja shqiptare rrëfen cfarë e bëri të dashurohej pikërisht me Dragos, bashkëshortin e saj.
"Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte."
Më tej Angela tregon se si lindi kjo histori, takimi i parë si dhe rënien në dashuri me shikim të parë!
"Në fakt ishte një dashuri me shikim të parë. Ne kishim shumë miq të përbashkët dhe unë isha duke darkuar me mikeshat e mia kur ai mori në telefon dhe tha: “Ejani në shtëpi, kemi party”. Unë isha pa make-up dhe nuk kisha dëshirë të shkoja. Mikeshat më pas më mbushën mendjen dhe pranova. Ne shkuam atje dhe unë hyra në kuzhinën e shtëpisë së tij, që tashmë është shtëpia jonë. Ne thjesht i hodhëm një shikim njëri-tjetrit dhe u përshendetëm. Ne ndjemë një energji mes njëri-tjetrit. Unë isha duke folur me persona të tjerë dhe ai afrohej shumë tek unë, por nuk më fliste. Më pas filluam të flsinim dhe në fillim folëm për shpirtëroren, për tema të thella si: pse jemi në këtë botë, ku do të shkojmë dhe unë mbeta e habitur nga ato që ai thonte. Mendoja se po tallej, thjesht po shtirej. Një javë më pas patëm takimin tonë të parë. Ai më shkruajti mesazh për një darkë dhe folëm shumë për shpirtëroren, për jetën dhe ai donte të më puthte. Më pas vazhduan takimet e tjera dhe një muaj më pas erdhi dhe puthja e parë."





