TIRANE, 8 korrik 2013 – Eksperienca e parë e çekut Pavel Prazak në Shqipëri, do të mbetet gjatë në kujtesën e tij, për shkak të incidentit që ndodhi në malin e Jezercës.
Në një rrëfim për mediet, Prazak kujton momentet e plagosjes së këmbës dhe orët ku ai shkëputi kontaktet. Turisti bën me dije se ai në aventuarën e tij nuk ishte vetëm, pos bashkë me dy persoan të tjerë. Prazak, i cili falenderon ushtrinë dhe policinë për punën e bërë, thekson se ishte shumë e vështirë që ta gjenin, pasi ai ishte bllokuar mes dy gurëve, pasi ishte rrëzuar.
“Ndihem më mirë sepse e di që nuk do të vdes. U ngjitem në malin Jezerca, një aksident ndodhi….rrëshqita në akull dhe ndrydha këmbën aty. Më pas kërkuam ndihmë dhe të nesërmen ushtria shqiptare na gjeti ne. Kështu që do të doja të falenderoja ushtrinë shqiptare që na gjeti dhe më shpëtoi jetën. Gjëja e parë që mendova kur ndodhi aksidenti ishte se nuk doja të vdisja kështu. U përpoqa të zbrisja poshtë pranë liqenit për ti shpëtuar temperaturave të ulëta sepse ishim 2 500 metra mbi nivelin e detit dhe nata atje do te ishte shumë e ftohtë, kështu që zbritëm poshtë dhe kjo ishte e gjitha”, rrëfeu turisti çek.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Erdha këtu për të vizituar malet sepse natyra në Shqipëri është shumë e bukur
Më pëlqejnë shumë malet, kam eksperience edhe në Rumani dhe nuk shikoj ndryshime. Frikë nuk kisha në Shqipëri sepse mendoj që ka njerëz të mirë dhe të këqij ka kudo në botë, madje edhe në Çeki. Ndoshta do të më pëlqente të kthehesha sërish në atë majë mali. Sidoqoftë do të doja të operohesha në vendin tim vetëm për shkak të sigurimeve që paguaj atje. Do te ndihesha më i sigurtë atje”, shton Pavel Prazak.





