“E kisha si vëllain tim nuk doja ta vrisja. Në atë kohë po i tregoja armën dhe mendova se nuk kishte plumb”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij para prokurorëve italianë, Jasin Sulo, personi i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ermal Adushi. Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e shqiptarit nga Durrësi, që akuzohet se mbrëmjen e 30 dhjetorit qëlloi me një plumb në gojë 26-vjecarin Adushi, në apartamentin e tij.

Sipas të njëjtave burime në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej dhe një kushëri i viktimës, bashkëshortja e autorit dhe dy miq të tjerë të përbashkët. Në prangat e policisë ka përfunduar dhe Bajram Mersini. 23-vjecari dyshohet se ka fshehur edhe armën e krimit.

Një tjetër shqiptar 29-vjeç me banim në Zvicër është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar në fshehjen e provave që implikonin Jasin Sulon në vrasje.

Autori i vrasjes ka treguar para prokurorëve se e kishte blerë pistoletën për t’u mbrojtur nga hajdutët. Por policia ka mundur të vërtetojë se arma rezulton e vjedhur në datën 28 dhjetor dy ditë para ngjarjes.

Në datë 30 dhjetor Ermal Abdushi u qëllua me një plumb dhe dyshohet se gjeti vdekjen e menjëhershme. Por autori e dërgoi për ndihmë pas një ore, duke e lënë tek dera e spitalit. Pas kësaj thonë hetuesit Jasin Sulo është larguar dhe ka telefenuar gruan duke i thënë se e kishte djallosur ,pasi kishte vrarë një person.

Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e të afërmit të Ermal Abdushit, i cili tregoi me detaje çfarë kishte ndodhur.