Grida Duma ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të aktores Rudina Dembacaj.
Politikania ka folur si fillim për rolin e saj si nënë (pas minutës së 14-të në video). Ajo u pyet pse nuk ka sjellë në jetë një fëmijë të dytë.
Grida është nënë e një djali 12 vjeç dhe shpjegon se arsyeja pse ajo nuk ka zgjedhur të ketë një tjetër fëmijë nuk ka të bëjë me ndryshimet në fizikun e saj. "Problemet me kilet i kam pasur para se të sillja në jetë djalin"- shprehet ajo.
"Mendoj se fëmijët sot janë një përgjegjësi ekonomike. Nuk dua që djali im ta nisë jetën nga zero, pa i lënë ne asnjë bazë. Darjeli është egoist dhe nuk ndjen për momentin nevojën për një motër apo vëlla"- ka shtuar më tej Grida.
Gjithashtu ajo ka pohuar se për të paguar studimet e saj i është dashur të bëjë përkthime që në moshën 19 vjeç.