Ilda Bejleri është ndër moderatoret shqiptare më të komentuara.
E ftuar ne emisionin "Jo vetëm Modë" në Tv Klan për të folur për eksperiencen e saj më të fundit si aktore, Ilda tregon se jetën private e ka lënë pasdore pasi po shijon sukseseset që ka arritur deri tani të cilat sipas saj i kanë kaluar pritshmëritë.
"Tani më vjen të hidhem në ujë dhe të zhdukem si tek filmi “La dolce vita” që të mos flas më për jetën private. Duke qenë se unë një lidhje e vlerësoj shumë, nuk mendoj se në momentin që mund ta dashurosh vërtetë dikë, do ta mohosh atë. Unë jam person që i dedikohem shumë punës dhe ndoshta ajo monedha që kam hedhur ka patur dy anë, më ka realizuar ëndrrën dhe pjesa tjetër ka mbetur pasdore. Nuk më vjen keq për këtë sepse jetën e kam shijuar në maksimum. Por mendoj se ka kohë për të gjitha. Tani jam në fazën që duhet të shijoj në maksimum suksesin që kam arritur."





