Absurditetet e VIP-ve nganjëherë nuk kanë kufi. Një nga këngëtaret më ekstravangante dhe jashtë normales Ke$ha ka treguar një detaj intim shumë të shpifur.
Në reality show-n “My crazy beautiful life” këngëtarja kontroverse ka rrëfyer se njëherë ka pirë urinën e saj, dhe madje e ka shijuar atë.
“Mu kërkua të pija urinën dhe ishte e mirë. Dikush tentoi të merrte urinën time, por unë e mora dhe e piva. Ishte një incident, nuk do ta bëj më”,- është shprehur ajo.
Në muajin prill pritet të shfaqet reality show i saj, filmimet e të cilit janë realizuar nga vëllai I këngëtares, Lagan Sebert.