Moderatori Ledion Liço ka qenë i ftuar në emisionin “InLife” në INTv, ku ka folur për vetën dhe për të fejuarën e tij, Sara Hoxhën.
Ledioni ka thënë për se Sara ndikon shumë si mike dhe që e sjell shpeshherë më këmbë në tokë, por edhe e acaron gjithashtu. “Ajo më acaron ndonjëherë sepse merret më shumë më shumë me atë çfarë unë nuk kam bërë, sesa me atë që kam bërë”, ka thënë prezantuesi i “The Voice of Albania”.
Ai tregoi se në fëmijëri, kanë qenë një familje e varfër dhe nuk kishte arusha për të përqafuar dhe përqafonin jastekët, gjë të cilën e bën edhe sot. Ledioni tha se që i vogël ai ka dashur të bëhej një njeri i madh dhe se shkruante dhe dilte të prezantonte para pasqyrës.
Me modesti të thjeshtë për arritjet e tij ai u shpreh se “Unë nuk mendoj se jam VIP, në Shqipëri VIP-a janë ata që kanë shumë para. Unë nuk kam shumë para, jam një njeri i zakonshëm.”