Një 37-vjeçare nga Shijaku rrëfen sot historinë e saj dramatike, nga lidhja me një burrë të martuar, bashkëjetesa e saj në një shtëpi me gruan e tij dhe deri tek urdhrat e mbrojtjes për shkak të dhunës.

Lindita, nënë e tre fëmijëve, është bërë sot protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku pohoi se për vite me radhë ishte dhunuar nga burri i saj i dytë.

“Me burrin e parë u ndava ashtu kot. Më nxori jashtë prej flokësh. Ishte martesë me mblesëri. Burrin e dytë e njoha vetë. U njohëm përmes nuses së dajës time. Më dha numrin e telefonit. Ai mu vardis. E dija që ishte i martuar. E dija që kishte djalë. Edhe pse ishte i martuar rashë në dashuri. E mora se mu vardis. Ai nuk u divorcua, por ne jetuam të dyja gratë në një shtëpi. Ajo u gëzua në një farë mënyrë, se ai u largua e dhunonte. Kam jetuar gati 6 vite me nusen e tij dhe me djalin. Ajo jetonte vetëm në një dhomë më djalin. Unë me burrin. Hanim dhe pinim bashkë. Por erdha se ai mu vardiste. Njëherë ika nga shtëpia, por erdhi mu lut. Kur ikëm në Greqi, unë rashë në burg se unë isha pa dokumente. Të gjitha gjërat i bënte ajo. Unë nuk pyetesha. Ai e dhunonte se nuk e donte. Ajo nuk largohej nga shtëpia, ndaj e dhunonte. Unë dhunohesha nga xhelozia, se ai merrej me llafe. Dëgjonte njerëzit. Por vetëm para një viti bëra celebrimet se ngaqë ishte i martuar me atë tjetrën. Pasi dhe unë isha e martuar ende dhe nuk e kisha bërë celebrimin me burrin e parë. Më dhunonte, kam dhe urdhra mbrojtjeje. Të fundit e kam në datën 27.”, tha Lindita. /BalkanWeb/