Wesley Sneijder zbulon si Real Madrid, e poshtëroi, duke i zënë dollapin në dhomën e zhveshjes pa e njoftuar. Megjithatë, ai u shpreh se e ktheu dhimbjen në forcë dhe pranoi ofertën nga Mourinho.

“Momenti më i keq në karrierën time lidhet me largimin nga Real Madrid. U ndjeva i poshtëruar. Po shkoja në stërvitje dhe kur mbërrita, gjeta dollapin tim bosh dhe të gjitha gjërat e mia anash. Shkova të flisja me presidentin. Ai nuk më dha shumë kohë dhe vetëm më tha se nuk përshtatesha më në planet e tyre dhe se ata donin të fitonin Champions League. Para se të largohesha nga zyra, i thashë: Zotëri, dije se kudo që të shkoj, do të luaj për të fituar”, tha ish-mesfushori holandez.

Më pas Sneijder, pranoj ofertën nga Interi dhe aty fitoi gjithçka. 

“Dy ditë më vonë, Mourinho më telefonoi. Unë mendoj se ai mori numrin tim të celularit nga Chivu. Nuk e njihja personalisht më parë. Ai më tha: “Wesley, e di që situata juaj atje është e vështirë. Ejani në Inter dhe së bashku do të fitojmë gjithçka”. Me Mourinhon ishte dashuri me shikim të parë. Ai më siguroi se isha një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e tij dhe se së bashku do të fitonim Champions. Ndoshta ai e bëri këtë me të gjithë, por më besoni, një vit me të vlen dhjetë vjet me dikë tjetër”, vazhdoi ai rrëfimin.

“Si përfundoi? E dini… Kam fituar Champions League në stadiumin e Realit. E vura trofeun para dollapit tim dhe thashë… I mbaj gjithmonë premtimet. Ishte momenti më i mirë i karrierës sime. Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë”, deklaroi Wesley Sneijder.