6dhjetor 2015 – Në polici, kantautori Stine, (Ernest Duka), i akuzuar për plagosjen me shishe të Flori Mumajesit, ka deklaruar se nuk është ai autori. Sipas Neës 24, Stine ka rrëfyer në komisariatin numër 1 në Tiranë se, nuk e ka goditur kolegun e tij Mumajesi dhe se ai është vetëplagosur.

“Flori Mumajesi është vetëplagosur. Flori Mumajesin nuk e kam goditur unë”, është shprehur Stine, duke përjashtuar veten nga akuzat. Nisur nga akuza e plagosjes së lehtë, dorëzimit të tij në polici dhe deklarimit, pritet që ai të lihet i lirë pas marrjes së dëshmisë së plotë.

Konflikti mes Stines dhe Florit ndodhi në natën finale të “Këngës Magjike” dhe sipas dëshmitarëve ata debatuan për shkak të pikëve që dhanë për këngën e secilit.

/portali DurrësLajm/