Lamine Yamal është nominuar për Topin e Artë falë sezonit të jashtëzakonshëm që kulmoi me fitimin e Kampionatit Evropian me Spanjën.
Anësori i Barcelonës ka dhënë një intervistë për L’Èquipe, në të cilën ka treguar gjithashtu se si ka qenë fëmijëria e tij.
“Unë gjithmonë merrja topin me vete.
E çova në shkollë dhe e fsheha në klasë se mësuesja nuk më linte ta mbaja.
Kur isha 11 vjeç luaja në rrugë me 20 vjeçarë.
Barcelona është klubi që i trajton më së miri lojtarët.
U ndjeva në siklet që ditën e parë që hyra në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë, isha shumë nervoz.”





