Pas historisë së Xhesika Ndoj një tjetër personazh i showbiz-it është mpleksur me një politikan shqiptar. Lajmi është zbukuar nga revista “Story”, gjatë një rrëfimi të bërë nga vetë modeli tropojan Alessio Alia. Ndërkohë ende nuk është zbuluar se për kë bëhet fjalë. 

“Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them. Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar”,- kështu shprehet modli i njohur shqiptar në intervistën e tij për “Story”.

Ai ka rrëfyer marrëdhënien intime me një ligjvënëse të Parlamentit por pa dhënë identitetin e saj.

Në përpjekje për të zbuluar se kujt krahu politik i përket deputetja në fjalë, Alessio thotë: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”.

Megjithatë, për shkak se në Shqipëri kthehet vetëm për pak ditë, modeli që jeton prej 20 vitesh në emigracion, thotë se, me politikanen ka patur thjesht një aventurë.

“Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”,- shprehet Alessio Alia.