Nga Shpëtim Kodra

“Pas librit “Me artistët e qytetit”, gazetari e publiçisti i mirënjohur Gëzim Kabashi, ka sjellë gjithashtu me profesionalizëm, portretet e 75 personazheve të rëndësishëm të Durrësit në fusha të ndryshme.

Ky libër është një mozaik kujtimesh, portretesh e historish njerëzore që përbëjnë identitetin e qytetit.

Përmes penës së tij të kujdesshme e të ndjeshme, autori ndërton ura mes të shkuarës dhe të  tashmes, duke sjellë figura të shquara, që kanë gjurmë të pashlyera. Në një kohë kur ritmi i jetës së sotme e zbeh kujtesën e së shkuarës, shënime të tilla vlejnë edhe për të ardhmen. Ato rrëfejnë, jo vetëm për individë të veçantë, por edhe për kohën kur jetuan e kontribuan. S’ka kulturë pa kujtesë në histori.

Rrëfimet shpalosen me natyrshmëri, duke krijuar një dialog të heshtur mes kujtesës dhe lexuesit. Autori nuk mjaftohet vetëm me faktet e veprat konkrete, që shpesh marrin jehonë kombëtare, e më tej dhe vlerësohen edhe nga të huajt.

Ai depërton me mjeshtëri në dimensionin njerëzor të personazheve, ndaj të cilëve ushqen dashuri, respekt, mirënjohje, nderim.

Libri shndërrohet në një kronikë të gjallë të dekadave të ndryshme, të historive personale, ndërthurur ne historinë e qytetit e të shoqërisë.

Sfidat, përvojat e rrugëtimet konkrete pasqyrohen me detaje të zgjedhura me kujdes e me autenticitet plot vlera.

Nisur nga shprehja “letërsia korigjon historinë” po ndalem vetëm në pak raste.

“Danishi e Matishi” dy miqtë krijues durrsakë”, profesori im i letërsisë në gjimnazin “16 shtatori” Matish Gjeluci, rrëfen 170 bashkëpunime , kryesisht këngë për fëmijë me Yllli Ramzotin. Dhjetra librete për tablo, veprime muzikore, mes të cilave më i rëndësishmi është libreti i operas “Bijtë e Skenderbeut” me muzikë të Abdulla Grimcit. Te romani “Rrjedhë” rivlerësimin e periudhës komuniste , Gjeluci e cilëson si një akt drejtësie, humanizmi e rilindjeje.

Për prof.  Danish Bebeziqin, prof thotë “Danishi nuk e braktisi ëndrrën e tij për tu marrë me historinë, njëlloj si i jati”. Autori vijon “Matish Gjelucit i pëlqen të ndalet në krijimtarinë e shokut të tij. Librat “Historia e qytetarisë durrsake” dhe “Historia e kombit shqiptar”  të D. Bebeziqit janë dëshmitë më të mira të të dashurisë së tij për Durrësin dhe për Atdheun. Janë përfundime shkencore të nxjerra nga dokumentet dhe arkivat.

“Mirënjohja e qytetit për artisten Terezina Dema”.

Ka qenë një jetë mjaft e vështirë ajo e znj. Terezinë, e cila do të provonte burgjet e diktaturës, së bashku me të shoqin, profesorin e njohur të letërsisë, Mark Dema.

Terezina ka interpretuar në teatrin e Durrësit në mjaft pjesë teatrale në vitet 1956-1966.  Në vitin 1968 si mësuese e pianos në shkollën “Jan Kukuzeli”, ajo kujton me emocion bashkëpunimin me me mjeshtrin Luk Kaçaj, një tjetër viktimë e pafajshme e diktaturës. Terezina vijon: Markun e akuzuan si tradhtar. Ai kish kryer studimet në Romë dhe në Vatikan dhe kishte përkthyer mijra vargje nga Virgjili.

Për shkrimin “Halil Myrto, arkeologu dhe studiuesi durrsak përtej detit”  sjell prononcimin e Francesco D’Andrias, professore emerito di archeologia e storia dell’arte romana e greca, në shtypin italian “Halil Myrto, një urë me Shqipërinë”, e cila është një realitet i madh kulturor, ku  qyterimet e ndryshme janë vënë mbi njeri tjetrin, duke krijuar një përzierje të traditave, gjuhëve, veprave të artit.

“Kjo ishte tema qendrore e e jetës së Halil Myrtos, njeri i kulturës dhe arkeolog që zhvilloi veprimtarinë e tij krijuese në 10 vittet e fundit në Lecce. Libri i tij “Albania archeologica” përbën një mbështetje shumë të çmuar informacioni për studimet e antikitetit në Shqipëri.

H. Myrto mblidhte të dhëna edhe për mesapët. Emri i profesorit të nderuar më kujton edhe takimin me të në Itali të Marin Memës, i cili ka shkruar: “Në Castro na priti Francesco d’Andria, I cili u shpreh: Në gjuhën e mesapëve është çelësi i shqipes së vjetër. Origjina e mesapishtes, është ilirishtja”. Francesco d’Andria kishte shprehur habinë, përse nuk shkojnë në Itali studiuesiit shqptarë për kërkime të përbbashkëta. Neritan Ceka: Ne nuk kemi specialist për mesapishten”. Marin Mema, non grata në Greqi thotë””Për origjinën ilire, (që na e mohojnë grekët, serbët e maqedonasit, apo për mesapishten , që nuk ka lidhje me italishten, duhet të presim kërkime vetëm nga italianët”.

Në shkrimin “Sali e Hava Hidri, zbuluesiit e Bazilikës së Shë Mëhillit”  flitet për librin “Durrësi 1900-1939”, që i hapi rrugën publikimeve të tjera, kryesisht biografike mbi avokat Hysen Myshketën, poetin e përkthyesin e “Sirano de Berzherak”, Prokop Gjergo.

Flitet për monografinë”A. Moisiu, mes Triestes dhe Durrësit” Epistolate, një përmbledhje e detajuar e letërkëmbimit të aktorit të madh me familjen e tij. Kjo monografi është shkruar pas vizitës që bëmë unë e Sali Hidri në Trieste, qershor 1996, ku takuam n/kryetarin e Bashkisë z. Roberto Damiani dhe drejtorin e “Civici musei di storia ed arte, Adriano Dugulin, të cilët I vunë në dispozicion dr. Sali Hidrit materialet për A. Moisiun, për të cilin më 21.1.1986 në Trieste është hapur një ekspozitë.. Një rrugë morri emrin e A. Moisiut, një bust I cili u vendos më 1998 në sheshin publik “Muzzio Tomasini”. Unë shkrova artikullin “A. Moisiu, figura emblematike që lidh popujt”.

Një shkrim prekës te “Kujtesa historike dhe rezistenca” titullohet  “Alfons Dovana, autori I Rimarit të pabotuar”, kish studiiuar një vit në Liceun e Korçës, më pas kreu gjimnazin e Janinës.  Studioi  për ekonomi, përgatiti fjalorin e rimave. Nisi fjalorin mitologjik krijim e letra nga Lamartini, De vinji, A. Dode dhe Bodeler. Vëlla i portierit të famshëm të “Teutës”, Niko Dovana. Një poet me shpirt të madh, provoi kalvarin e rëndë të burgut e të kampeve të punës së detyruar të kënetës së Maliqit e në Beden. Poezia, ndjesia fisnike, bija e nëna e së bukurës e mbajti gjallë që të mos i vdesin ëndrrat dhe shpresa.

Gëzim Kabashi citon poezinë “Palltoja e burgut”. Poezia, si oshëtima e lotëve që I pikonin në zemër, poezia përmes ndjesisë, harmonisë e të bukurës arrin te e vërteta. “Poezi lasgushiane” cilësohen ato të vëllimit “Hallka të çkëputura” janë përgatitur  nga e bija, Nirvana Pistulli (Dovana).

Me një stil që karakterizohet nga qartësia dhe eleganca, si dhe nga respekti për subjektet e zgjedhura, të cilat i trajton me ndjeshmëri dhe dinjitet, G. Kabashi bën që çdo rrëfim të tingëllojë si një fragment i çmuar historie. Libri është jo vetëm nnjë vepër publicistike, por edhe një dëshmi kulturore e qytetare, që I jep zë kujtesës dhe historive njerëzore. I fton lexuesit të reflektojnë mbi rëndësinë e kujtesës dhe përvojës me mjaft vlera.

Shpëtim Kodra

13.3.2026

për këdo që dëshëron të fillojë studimet e antikitetit në Shqipëri.detit”