Prokuroria e Posaçme SPAK përkrah hetimit penal, do kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.
Hetimi synon identifikimin e çdo pasurie, të luajtshme dhe paluajtshme të të dyshuarve të arrestuar ose jo mbas rrëfimit të Dumanit dhe Henrik Hoxhaj.
Sipas burimeve, SPAK pritet të kërkojë informacione në bankat e nivelit të dytë dhe institucioneve të regjistrimit të pronave për këtë çështje.





