Durrsakët nuk i harrojnë lehtë personalitetet që kanë lënë gjurmën e tyre në historinë e artit, kulturës dhe sportit në qytet.
Personazhi i këtij rrëfimi është Haxhi Ballgjini, futbollisti që ka shënuar suksese të mëdha nën fanellën e qytetit, duke lënë në memorien e durrsakëve momente gëzimi, të barazvlefshme me ato të një goli nga skuadra e zemrës.
Për “DurrësLajm”, Ballgjini tregon si ra në grackën e futbollit?
“Kam filluar duke luajtur në mëhalla, pastaj unë e kam pasur shumë të thjeshtë pasi vëllai im, Shyqri Ballgjini, kishte qënë më parë pjesë e këtij drejtimi. Prej tij rruga ime ka qenë e hapur. Trajneri i parë ka qenë Filip Xhaji, tek shtëpia e pionerëve në Durrës. Më i miri i të gjithë kohërave në Durrës”.
Zhvillimet më të rëndësishme në karrierën e tij, Ballgjini ja atribuon me modesti fatit.
“Thjesht pasioni dhe vullneti bëri që ne të arrinim rezultatet për të cilat flasim edhe sot, sepse kushtet kanë qenë tepër të vështira. Hera herës pas stërvitjes, nuk bënim as dush”.
Për të, një nga arritjet më të mëdha ishte ai i vitit 1978 me ekipin e Kombëtares U21, i cili u shpall kampion Ballkani.
Ballgjini nuk harron të këshilloj fillimisht çdo prind të angazhoj fëmijët në sport, ndërsa në fund të rrëfimit një dedikim të veçantë e ka për familjen e tij që sot dhe gjithmonë janë mbështetja më e madhe.
H.H.