Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në Vizion Plus, në emisionin "7 pa 5", ku ndër të tjera foli edhe për jetën e saj private dhe një ditë të zakonshme të saj.
E pyetur nëse e ka marrë malli të zgjohet në mëngjes larg jetës politike dhe të përgatisë mëngjesin për fëmijët, Kryemadhi është përgjigjur se në fakt dëshiron të flejë një muaj gjumë.
"Kam mall të flej një muaj gjumë. Dua t'i them ndonjë doktori të më bëjë ndonjë ilaç, dhe të flej gjumë për një muaj, por megjithatë jeta në Shqipëri është me intensitetin e saj, ëshë e bukur, ka ritëm dhe nuk është monotone."





