Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer një “gabim të madh”, që sipas saj presidenti Ilir Meta nuk ka për t’ia falur kurrë. Ajo thotë se Meta nuk e ka pranuar kurrë vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.
“Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është kundër këtij procesi.
Aq radikal është për qëndrime me sovranitetin, aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”, – tha Monika e ftuar në emisionin “Provokacija”. Edhe publikisht Meta ka folur kundër djegies së mandateve nga opozita pas marrjes së këtij vendimi.





