Vatikan, 29 mars 2014 Ai është kreu i Kishës Katolike, por edhe ai ka mëkatet e tij. Kështu, Papa Françesku ka vendosur t’i rrëfejë ato në kishën e Shën Pjetrit, në Vatikan. 

Ati i Shenjtë ka qëndruar për dy minuta e gjysmë në gjunjë përpara dhomës së rrëfimeve, ku është dëgjuar nga etërit e tjerë, ndonëse në “gradë” më të ulët se ai. 

Më pas, në fund të rrëfimit të tij, Papa ka hyrë në dhomë dhe ka dëgjuar vetë rrëfimet e të tjerëve. Fotot e bëra në ambjentet e objektit të kultit kanë bërë xhiron e webit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/