Uejn Runi, legjenda e futbollit anglez dhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Mançester Junajtid ka rrëfyer se dikur ka pasur probleme me alkolin.
“Sigurisht që e teprova, arrita në një pikë pa kthim. Mendoja se nuk mund t’i kërkoja askujt ndihmë, dhe në fakt nuk doja, sepse nuk doja t’i ngarkoja të tjerët me atë barrë.”
Runi kujtoi se si u përpoq ta fshihte gjendjen e tij nga trajnerët dhe shokët e ekipit: “Mbaj mend që shkoja në stërvitje me pika në sy dhe çamçakëz. Ndonjëherë pija për dy ditë rresht.”Paradoksalisht, pikërisht gjatë atyre viteve ai po përjetonte disa nga momentet e tij më të shkëlqyera në fushë, me gola dhe performanca vendimtare që e bënë atë një ikonë për Mançester Junajtidin dhe ekipin kombëtar të Anglisë. Prania e gruas së tij Coleen ishte thelbësore gjatë asaj periudhe të errët: “Unë sinqerisht besoj se nëse ajo nuk do të kishte qenë pranë meje, unë do të isha i vdekur sot”, rrëfeu ai.





