Me publikimin e librit të tij autobiografik “Jeta në limite”, kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button ka rrëfyer për të parën herë publikisht se si Richard Branson, themelues i “Virgin Group”, tentoi të abuzojë me atë që aktualisht është ish-bashkëshortja e pilotit britanik, Jessica Michibata.
Episodi është verifikuar në vitin 2009, gjatë Çmimit të Madh të Australisë, kur piloti i formulës dhe modelja japoneze vendosën të darkojnë në një restorant bashkë me një grup miqsh. Ndërkohë që Button ishte larguar për pak momente, në fakt, sipërmarrësi britanik iu afrua asaj kohe bashkëshortes së pilotit dhe mori një qëndrim jo normal dhe të zakonshëm ndaj saj.
“Manjati, i dehur, u afrua tek tavolina e saj dhe u ul pranë Jessica. ‘Mjaft më pe’, i tha ai gruas, madje me modelen që as që e kuptoi se për çfarë e kishte fjalën. E pashë Branson ndërkohë që prekte gruan time, dora e tij ishte te fytyra e saj…Ndalo, kaq është mjaftueshëm!”, rrëfen Button, për episodin dhe reagimin e tij ndaj manjatit britanik, i cili mësohet të jetë larguar më pas pa thënë asnjë fjalë.
Tetë vite më vonë Button ka gjetur kurajon për të denoncuar Branson-in në librin e tij dhe lajmi shpërthen pikërisht në një moment shumë delikat të spektaklit. Së fundmi janë të shumta aktoret dhe femrat e spektaklit që akuzojnë për ngacmime seksuale nga ana e burrave të pasur, të fuqishëm dhe të famshëm, por ndonjëherë edhe të dhunshëm.





